Futbolli është sporti më popullor në botë dhe kjo nuk ka as më të voglin dyshim.

Dashuria për këtë sport nis që në moshë të vogël, kështu ka ndodhur me shumë prej nesh. Por nëse në moshën 5 vjeçare mund të njihnim një lojtar, ndoshta edhe një ekip, e kundërta ndodh me Seth Fitzpatrick.

Ai është vetëm 5 vjeç, një tifoz i “çmendur” futbolli që në këtë moshë. Ai njeh qindra futbollsitë.

Babai i tij, e filmoi 5 vjeçarin teksa i tregonte foto të 100 fëmijëve dhe djali i vogël nuk gabon në asnjërin prej tyre.

Ai është një tifoz i zjarrtë i Doncaster Rovers, skuadër që militon në kategorinë e tretë angleze.

Top Channel