Brann-Bologna, Miranda proteston: UEFA duhet të kontrollojë fushat, kështu është e vështirë të dhurosh spektakël 19/02 22:06
Ishin pranë ëndrrës dhe përmbysjes së madhe ndaj Arsenal, pasi po udhëhiqnin 2-0 dhe vetëm një gol u duhej për të marrë kualifikimin, por Danny Welbeck vrau ëndrrën e CSKA.
Është mbyllur 2-2 ndeshja e kthimit mes CSKA dhe Arsenal, ku takimi i parë në Londër kishte përfunduar me rezultatin e thellë 4-1 për anglezët.
Të besuarit e Wenger duket se e kishin marrë lehtë këtë sfidë dhe u ndëshkuan me dy gola nga CSKA. Por Welbeck shënoi golin që i dha kualifikimin për në gjysmëfinale të Europa League Arsenalit.
Ndërkohë në minutën e dytë të shtesës, Ramsey shënoi edhe golin e barazimit për Arsenalin.
Top Channel