Banorët e Gosës në Rrogozhinë prej vitesh jetojnë të rrethuar nga ujërat e zeza.
Në lagjen qendrore të Gosës, uji ka dalë në sipërfaqe pasi mungojnë tubacionet. Ujërat që shkarkohen vijnë duke u shtuar me shtëpitë e reja që ndërtohen dhe pellgjet janë kthyer në moçale.
“Nuk jetohet këtu. Të gjithë banjot shkarkohen te ne. Punë nuk po na japin, por të paktën të na bëjnë kanalet. Nuk është vend ku mund të jetojë fëmija ky. Përveçse është burim sëmundjeje, fëmijët edhe mund të bien brenda ujërave të zeza”, thonë banorët.
Ata ankohen se i janë drejtuar njësisë administrative Gosë dhe Bashkisë Rrogozhinë për ndihmë, por situata mbetet e njëjtë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Gosës thonë se e njohin problemin, por mungesa e fondeve ka bërë që kjo situatë të zgjatet kaq shumë.
Top Channel