Tradhtoi të dashurën shtatzënë me tre femra, kërcënime me vdekje nga fansat e saj

12/04/2018 12:33

Fansat e Khloe Kardashian kanë kërcënuar me vdekje Tristian Thompson, pasi ai tradhtoi të dashurën shtatzënë me disa femra.

Ndërkohë që 27 vjeçari nuk ka publikuar asgjë në rrjetet sociale që pasi qarkulluan lajmet e tradhtisë ndaj yllit të reality show, ndjekësit besnikë të 33 vjeçares kanë “shkatërruar” me komente postimet më të fundit të 27 vjeçarit.

Disa nga komentet shkruanin: “I uroj vdekje Tristian për atë që i bëri Khloe”; “Ti nuk e meriton të jetosh…i theve zemrën vajzës tënde para se t’ja thyente një djalë…nuk je një baba i mirë,”.

Përveç qindra kërcënimeve që ka marrë, basketbollisti është cilësuar gjithashtu si “burri më i urryer në Amerikë”.

Tristian Thompson u filmua në fundjavë duke puthur një vajzë, para se ta çonte atë në hotel. Ndërkohë një tjetër femër pretendon se është shtatzënë me fëmijën e tij pasi postoi një video seksi ku shfaqet ajo dhe sportisti. Një femër e tretë, Marie, gjithashtu pohoi se u puth me Tristian në një klub nate.

Pas lajmeve shokuese, TMZ raportoi se Khloe pati kontraktime të parakohshme dhe se ajo do ta lë Thompson të jetë aty me të kur ajo të sjellë në jetë fëmijën.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA