Sulmi me armë kimike në Siri, Macron: Kemi prova

12/04/2018 21:08

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka prova që qeveria siriane sulmoi qytetin Douma me armë kimike fundjavën e shkuar. Më herët, lideri francez tha se çdo sulm i mundshëm në formë raprezalje, do të shënjestrojë impiantet kimike të qeverisë siriane.

Ai nuk e zbuloi burimin e provave, por theksoi se qeveria franceze e di që u përdorën armë kimike mes të cilave klorinë me siguri, nga regjimi i Bashar al Assad. I pyetur nëse Franca do t’i bashkohet sulmeve kundër Sirisë, Macron tha se vendimi do të merret në kohën e duhur, kur të jetë sa më i dobishëm dhe efektiv.

“Franca nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim që mund të dëmtojë stabilitetin në rajon. Por regjimet që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, përfshirë aktet më të rënda që shkelin ligjin ndërkombëtar, nuk duhen lejuar të veprojnë”, deklaroi Macron.

Vendet perëndimore po përgatiten për sulme me raketa ndaj Sirisë, megjithëse zyrtarisht nuk dihet ende asgjë. Presidenti amerikan Donald Trump tha se raketat janë gati, por nuk dha asnjë referencë kohore për lëshimin, ndërsa mediat raportojnë se kryeministrja Theresa May mund të jetë gati që t’i bashkohet aksioneve ushtarake pa kërkuar miratimin e parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA