24/05 15:52
Salzburg vazhdon të dhurojë surpriza këtë sezon në Europa League, ku pasi la jashtë këtij kompeticioni Dortmundin, ka bërë të njëjtën gjë edhe me Lazion e Strakoshës.
Skuadra italiane kishte fituar 4-2 ndeshjen e parë në Roma, por në takimin e kthimit në Austri është dorëzuar.
Skuadra në të cilën bën pjesë edhe kosovari Valon Berisha ka fituar 4-1, duke eliminuar skuadrën e fundit italiane nga Europa League.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola ndërsa plotë 5 u shënuan në pjesën e dytë, 3 nga të cilët Strakosha i pësoi në harkun kohor të 4 minutave.
Top Channel