Shtypi italian ka vënë theksin te minutat e fundit të ndeshjes Real-Juve, që përcaktuan gjysmëfinalistin e fundit të Champions League.

Penalltia, kartoni i kuq i Buffonit dhe goli i Cristiano Ronaldos u pasqyruan kështu:

Tuttosport: “Tallje e tmerrshme! Kështu, jo! Faulli i dyshimtë i Benatias dhe penalltia e Ronaldos. Nuk ishte e thënë të përmbysej rezultati. Nuk u imitua Roma. Juventusi u rrëzua vetëm me një penallti, me kapitenin e përjashtuar. Skuadra e Allegrit meriton një “falemnderit” të madh sepse luajti një ndeshje të madhe. 3-0 me dy gola të Mandzukic dhe një të Matuidit. Deri në fund. Më pas, penalltia…”

Gazzetta dello Sport: “Juve epike. Eliminim dramatik i Juventusit në Bernabeu. Pas një ndeshjeje fantastike ku rekuperoi 3 gola, në minutën e 92-të, Benatia u përplas me Lucas Vazquez, i cili ishte fare pranë portës pas pasimit të Ronaldos. Golat e Mandzukiçit dhe Matuidit nuk ishin mjaftueshëm”.

Corriere dello Sport: “Juve, shaka e pabesueshme! Një finale e pabesueshme, më e hidhura për bardhezinjtë. Skuadra e Allegrit u mposht vetëm nga një penallti në shtesë, me Buffonin që humbi kontrollin dhe që mori karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit në Champions”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA