Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, përcolli ngushëllimet homologut të tij grek, Alexis Tsipras, për vdekjen e një piloti luftarak pasi avioni i tij u rrëzua në Detin Egje
Mediat turke bëjnë me dije se kryeministri turk ka telefonuar homologun grek rreth aksidentit dhe marrëdhënieve dypalëshe. Yldirim, në emër të tij dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan, shprehu ngushëllime për rrëzimin e avionit luftarak grek
Më tej raportohet se dy kryeministrat ranë dakord që të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura për të diskutuar siç duhet çështjet aktuale ditëve në vijim. Yildirim dhe Tsipras poashtu ranë dakord të ruajnë një dialog të ngushtë dhe të përqendrohen në një axhendë pozitive për marrëdhëniet turko-greke.
Top Channel