Roshi në gjykatë, seanca e parë më 16 prill
12/04/2018 11:50
Gjykata e Tiranës ka regjistruar procesin ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij është parashikuar më 16 prill.
Gjyqtarja që do të gjykojë çështjen “Roshi” sipas shortit është Ardiana Bera. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.
Prokuroria dërgoi dosjen në Gjykatë më 29 mars.
Top Channel