11/01 15:56
Mbikëqyrësi ndërkombëtar i armëve kimike ka konfirmuar analizat britanike mbi tipin e agjentit nervor të përdorur në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury më 4 mars.
Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike “OPCW” nuk e identifikon agjentin nervor me emrin “Novichok”, por bie tërësisht dakord me gjetjet e Britanisë së Madhe mbi identifikimin e tij.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se fshihet pas sulmit ndaj tij, pavarësisht se kryeministrja Theresa May e ka bërë përgjegjëse për të.
“OPCW”-ja ka kryer hetimin pas kërkesës së qeverisë britanike.
Top Channel