Marseja i ka dhënë fund ëndrrës së Leipzig duke triumfuar 4-1 në shtëpi duke vendosur veten si një prej ekipeve gjysmëfinaliste të Europa League.

Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 2-të, me anë të Bruma. Autogol i Ilsanker në minutën e 6-të, ka rindezur shpresat e francezëve për të qenë ata që do të kalojnë në fazën tjetër.

Por pa u bërë 10 minuta lojë Bouna Sarr ka shënuar golin e dytë për Marsejën, duke kaluar në avantazh të tijët, e duke barazuar rezltatin total të dy ndeshjeve.

Ndërkohë në të 38-tën Florian Thauvin ka shënuar golin e katërt të ndeshjes, e të tretin për francezët.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Jean-Kevin Augustin ka shënuar golin e dytë për Leipzig, por Dimitri Payet në të 60-tën dhe Hiroki Sakai në kohën shtesë i kanë dhënë fund ëndrrës së Leipzig për të shkuar në gjysmëfinalen e Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA