Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk e ka kapërdirë aspak penalltinë e dhënë nga Michael Oliver, në sfidën ndaj realit, që i kushtoi bardhezinjve eliminimin.
Menjëherë pas ndeshjes, ai e ka kapur me dizenjatorin, që për fat është një tjetër italian, Pierluigi Colina.
“Ndoshta duhet të reflektojmë edhe për dizenjatorin e arbitrave. Për të demonstruar paanësi, ai dënon vazhdimisht italianet. Duhet propozuar ndërrimi i dizenjatorit çdo 3 vite, për të mos prezumuar mbi kombësinë e tij, pasi bëhet fjalë për një pozicion të rëndësishëm”, tha Agnelli.
Më tej presidenti i bardhezinjve kërkoi edhe instalimin e teknologjisë në ndeshjet europiane, duke u shprehur për herë të parë pro VAR-it.
“VAR është instaluar në shumicën e kampionateve europiane dhe përmirësohet vazhdimisht. Ka ndërhyrë shumë herë për të dhënë drejtësi, ndaj nuk shoh asnjë arsye pse të qëndrojë jashtë Championsit”, u shpreh presidenti i Juventusit.
Top Channel