Shtyhet seanca për Veliajn/ Avokati Ndreca: Nuk po i jepet e mundësia për t’u mbrojtur, do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve
Një ditë pas publikimit të letrës së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është parë në selinë e presidencës, ku takohet me presidentin Ilir Meta.
Nuk dihen ende detajet e takimit që është në vijim. Një ditë më parë u publikua letra që Llalla i kishte dërguar Kongresit Amerikan, ku shprehej se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.
Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se, në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.
“Arrestimi i tij, shkruan Llalla, – do të ndihmonte, sipas pikëpamjes së ambasadorit përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Por, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave. Kur ishte në detyrë Llalla nuk e nxori emrin e politikanit qe Lu kërkoi te arrestohej, por deklaroi se i gjithë sulmi i ambasadës amerikane ndaj tij vinte si shkak i këtij refuzimi.
Kërkesa e Lu-së me gjasë ka ndodhur në korrik të 2016-ës, pasi Ilir Meta në një konferencë për shtyp përpara gazetareve iu përgjigj indirekt ambasadorit Lu.
Top Channel