Sabrina Ferilli, 53 vjeç dhe ende ‘miss bikini’
11/04/2018 16:04
Edhe pse vitet shkojnë, Sabrina Ferilli mbetet një “sex bomb” i Italisë. Në moshën 53-vjeçare aktorja italiane ruan ende një trup perfekt.
Larg syrit të publikut, por e tradhëtuar nga ‘paparazët’, Sabrina është parë me bashkëshortin e saj në një fundjavë relaksi në Toskana. Në një foto me bikini akorja tregon se e ka mbajtur mirë fizikun e saj, edhe pse vitet rëndojnë në kalendar.
Revista ‘Chi’ në Itali ka zbuluar pak detaje nga një fundjavë që Ferilli ka kaluar me bashkëshortin e saj, Flavio Cattaneo. Çifti frekuentohet që nga viti 2005, por në 2011 ata u zyrtarizuan në martesë.
Top Channel