Flokë të gjatë, me ngjyrë të errët dhe me onde, thuajse tërësisht nudo, me përjashtim të çorapeve të gjata të zeza, me taka e doreza që shkonin deri sipër bërrylave. Kjo është “Femlin”, apo modelja që ka pozuar për revistën “Playboy” në plot 11 faqe, duke shenjuar kështu rikthimin e personazhit aq shumë të dëshiruar prej Hefnerit të ndjerë.

Ajo që ka luajtur rolin e personazhit ikonë të krijuar nga LeRoy Neiman, pas kërkesës së Hugh Hefner në vitin 1955, është pikërisht Nina Daniele, modelja 29-vjeçare nga Bronx i Nju Jorkut, që debuton kështu në kopertinën e revistës së famshme si “Playmate” i vitit 2018.

Shërbimi fotografik është vepër e fotografes Jennifer Stenglein, ndërsa në të Nina nxjerr të gjithë bukurinë e saj sensuale, thuajse gjysmënudo dhe superseksi.

Në fakt, te revista “Playboy”, modelja ka debutuar në publikimet e muajve prill-maj të vitit 2017, por tani, Cooper Hefner, djali i Hugh që ka marrë në duart e tij drejtimin e revistës pas vdekjes së themeluesit, e ka rikthyer në faqet e revistës më të famshme të femrave nudo për meshkujt, me synimin për të rigjallëruar ikonën “Femlin”.

Nina nuk është risia e vetme e madhe e kësaj reviste. Drejtori i ri kreativ, Cooper Hefner ka dashur gjithmonë të braktisë moton historike të “Playboy”-t si një revistë argëtuese për meshkujt, për ta zëvendësuar atë me moton “argëtim për të gjithë”.

“Përmbajtja e Playboy ka qenë gjithmonë e do të vijojë të krijohet nga këndvështrimi mashkullor. Por, e vërteta është se marka e Playboy po i adresohet tashmë një grupi fansash jashtëzakonisht të larmishëm, mes të cilëve edhe shumë grave që kanë bashkëpunuar me ne në shfaqje të ndryshme, përfshi edhe produktet tona apo bashkëpunimet rreth modës”, është shprehur drejtori i ri artistik.

FOTO GALERI
9/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA