Pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja kundër manjatëve, kompanive, zyrtarëve dhe figurave politike ruse që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin, pjesërisht për shkak të, siç është thënë, “aktiviteteve të këqija në gjithë botën”
Por ndërsa rubla ruse vijon të bjerë për të 3-tën ditë radhazi, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se vendi i tij do t’ia dalë edhe me rrethin e fundit të sanksioneve të SHBA-së.
“Nuk ka dyshim se do ta përballojmë këtë presion. Kemi mësuar se si ta bëjmë”, tha Medvedev në një fjalim para Dumës ruse, duke shtuar se “Në fund të ditës, të gjitha këto veprime do t’i kthejmë në dobi të ekonomisë sonë. Por, nuk do t’i harrojmë ata që vazhdojnë të nxisin këtë politikë anti-ruse”, tha Medvedev. Monedha ruse ra të mërkurën për 1.4 përqind, përkatësisht 63.9 në krahasim me dollarin amerikan.
Top Channel