Juventusi i ka dhënë lamtumirën ëndrrës për të triumfuar në Champions League, ndonëse në mënyrë aspak të këndshme, pasi pa të eliminohej vetëm në sekondat e fundit.
Bardhezinjtë arritën të rikuperojnë humbjen 0-3 në Torino, duke e çuar rezultatin 0-3 edhe në Madrid, por një penallti 40 sekonda larg fundit të takimit, e shndërruar në gol nga Ronaldo, bëri që madrilenët të avanconin për më tej.
Juventusi humb kështu një tjetër mundësi për të fituar në Europë, ndërsa polemikat ishin të shumta, pasi futbollistët e Allegrit kontestuan gjatë 11-metërshin e akorduar nga arbitri.
Ndërkohë, paralelisht me përfundimin e ndeshjes, ka filluar edhe ironia në web, që thumbon sa bardhezinjtë, aq edhe madrilenët e Zidanes, që synojnë Championsin e tretë radhazi.
Top Channel