Luhen sot në mbrëmje dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku do të mësohen edhe emrat e dy gjysmëfinalisteve të dyta të këtij kompeticioni.

Reali i Madridit do të presë në “Santiagio Bernabeu” Juventusin, të cilin e mposhti 3-0 në Torino në javën e parë. Skuadra “merengues” duket me një këmbë në gjysmëfinale, por jo për trajnerin Zinedine Zidane. Francezi në konferencën për shtyp deklaroi se çështja e kualifikimit për në gjysmëfinale me bardhezinjtë është ende e hapur, pasi shanset janë 50 me 50.

Ndërsa te “Zonja e Vjetër”, Allegri nuk duket kaq i bindur për shanset e kualifikimit të skuadrës së tij. Trajneri livornez theksoi se bardhezinjtë kanë pak mundësi për të qenë në gjysmëfinale, por që gjithsesi do të përpiqen të marrin rezultat pozitiv në Madrid.

Ndeshja tjetër çerekfinale është ajo që do të luhet në “Allianz Arena” mes Bayernit Munchen dhe Sevilla, me bavarezët që vijnë me avantazhin e fitores 2-1 në ndeshjen e parë të arritur në Spanjë. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Jup Heynckes deklaroi se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga skuadra spanjolle, e cila do të sulmojë duke pasur këtë radhë në fushën e lojës edhe Banegën, që është zemra e Sevilla.

Në krahun tjetër, trajneri i skuadrës andaluziane, Vincenzo Montella theksoi se kualifikimi në gjysmëfinale për skuadrën e tij është i mundur nëse ajo do të besojë në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA