Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar për punën rreth hartimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se tanimë janë formuar Komisioni menaxhues që përbëhet nga katër serbë, dy të veriut e dy të jugut, që do ta hartojnë draftin e statutit, i cili më pas do të vlerësohet nga ekipi vlerësues i kryesuar nga Avni Arifi.
Po ashtu, Haradinaj tha se do të jetë edhe një ekip tjetër me ekspertë edhe ndërkombëtarë. Por, kreu i Qeverisë, është shprehur se vlerësimin përfundimtar nëse statuti i Asociacionit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, do ta japë Gjykata Kushtetuese.
Deklaratat e përfaqësuesve të Listës Serbe se nëse deri me 20 prill nuk bëhet asgjë në këtë drejtim, atëherë do ta themelojnë Asociacionin në mënyrë të njëanshme, Haradinaj theksoi se çdo gjë që bëhet pa pajtimin e institucioneve të Kosovës është pa peshë juridike.
Top Channel