Despacito, videoja më e parëë ndonjëherë në YouTube është “fshirë” nga një hakerim i dhjetëra videove muzikore të Vevo.

Hiti i këngëtarit nga Puerto Rico Lusi Fonsi u bë video më e parë në YouTube duke arritur 5 miliardë shikime disa ditë më parë.
Tashmë shfaqen një video me skenën nga “La casa de Papel”, ku janë figura të maskuara me armë para kamerave.

Artistë të tjerë, përfshi Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift janë prekur nga ky hakerim i dyshimtë.

Duke e quajtur veten Prosox dhe Kuroi’sh, hakerat kanë shkruar “Free Palestine” poshtë videos. Kur përdoruesit përpiqen të shohin videon, ajo thotë se nuk është e mundur. Klipi origjinal është postuar nga Vevo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA