Superkupa e Shqipërisë mbyll 2025 e futbollit shqiptar, Egnatia kundër Dinamos për trofeun e parë sezonal. 21/12 20:08
Golat e Messit shkaktojnë tërmet në Camp Nou, e kjo në kuptimin e plotë të fjalës.
Një sizmograf, aparaturë që shërben normalisht për matjen e lëkundjeve të tokës në raste tërmeti, i vendosur pranë stadiumit Camp Nou, ka shënuar jo pak herë dridhje të tokës sa herë që shënon argjentinasi.
Por ndërsa shigjeta e lëkundjeve ka pasur luhatje pas çdo goli, tërmeti më i fuqishëm prej tyre ka qenë ai i 6-1 kundër PSG, një vit më parë në Champions League, që përmbysi gjithçka duke sjellë kualifikimin e spanjollëve.
Top Channel