SHBA, dorëhiqet edhe këshilltari i Trump për sigurinë

10/04/2018 21:57

Lista e të larguarve nga Shtëpia e Bardhë shtohet me Tom Bossert, këshilltar i Presidentit Donald Trump për Sigurinë e Vendit. Zyrtari dha papritur dorëheqjen të martën.

Zëdhënësja Sara Sanders tha se presidenti ishte mirënjohës për kontributin e Bossert në mbrojtjen e vendit, por arsyeja e dorëheqjes nuk u bë e ditur.

Ajo vjen një ditë pas fillimit të detyrës së konservatorit John Bolton si këshilltarit të sigurisë kombëtare, i treti që merr këtë post gjatë 15 muajve të presidencës Trump. Si Bloomberg News ashtu edhe CNN njoftojnë se Bossert largohet me kërkesë të Bolton.

43-vjeçari shërbente në Shtëpinë e Bardhë të Trumpi që prej ardhjes se tij ne pushtet. Ai ishte këshilltari kryesor i presidentit për sigurinë kibernetike dhe është shfaqur shpesh në programe televizive për të prezantuar pikëpamjen e administratës Trump mbi kërcënimet terroriste.

Por kandidatura e tij për t’u bërë këshilltar i sigurisë kombëtare u la mënjanë në favor të Bolton, ish-ambasador në Kombet e Bashkuara, i cili i zë vendin gjeneralit H.R. McMaster që u largua nga kjo detyrë. Gati 30 zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nën udhëheqjen e Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA