Besim, emocion dhe… kualifikim. Roma “shkërmoqi” Barcelonën në një ndeshje thuajse të mbaruar pas takimit të parë 4-1 në “Camp Nou”, por transferta rezultoi një tmerr i vërtetë për katalanasit.
Njeriu i ndeshjes ishte Edin Dzeko, i cili realizoi golin e parë, por mbajti të gjithë peshën e sulmit te Roma.
Por thuajse të gjithë lojtarët dhanë shpirtin në këtë ndeshje, duke u shpërblyer me një kualifikim, i cili ka një vlerë shumë herë më të madhe se kaq, duke pasur parasysh që përballë ishte Barcelona dhe në këtë ndeshje vihej pas një disfate të thellë 4-1.
Edhe pse me Lionel Messin në formacion, Barcelona ishte një dështim i vërtetë.
Messi ishte më i vlerësuari me notën 6.6, por ndoshta është më e ulëta për të këtë sezon, ndërsa më Suarez është cilësuar si më i dobëti.
Top Channel