Mbrëmje yjesh në “Etihad Stadium”, Guardiola nuk dorëzohet

10/04/2018 17:24

Manchester City pret sot në “Etihad Stadium” Liverpool-in, në çerekfinalen e dytë të Champions League, por pas takimit të parë të mbyllur 3-0 për “Reds”, për skuadrën e Guardiolas duhet një mrekulli.

“Ne jemi një skuadër që kur duam mund të krijojmë shumë raste në pak minuta, dhe na duhet vetëm kjo në këtë mbrëmje, nëse duam të kalojmë më tej”, thekson Pep Guardiola.

Jurgen Klopp meriton të konsiderohet “macja e zezë” e trajnerit spanjoll pasi e ka mundur 6 herë, si askush tjetër. Në këtë ndeshje kthimit për fatin e tij do të jetë në dispozicion edhe Salah, i cili pikërisht në ndeshjen e parë me Sitizens la fushën duke çaluar për një problem muskulor.

“Nëse do të mendonim edhe ne si të gjithë njerëzit se tashmë jemi kualifikuar, do ta gjejmë veten jashtë Championsit. Nuk duhet të harrojmë se na kanë mundur në fillim të sezonit 5-0 dhe unë e di që skuadra ime mund të pësojë gola, por nëse nuk ka përqendrimin e duhur mund të pësojë aq shumë sa të dalë jashtë këtij aktiviteti,” – theksoi Jurgen Klop.

E sigurt është që në “Etihat Stadium” sot do të jetë një mbrëmje yjesh dhe Liverpuli mund të bëhet skuadra e parë që mund tre herë Manchester Sitin brenda një sezoni nga ai 2009/2010 kur këtë gjë e bënte Manchester United dhe në bazë të statistikave 4 nga 6 ekipet që kanë eliminuar Guardiolën në Champions, kanë fituar në fund trofeun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA