
24/05 15:52
Shënoi golin e tretë dhe vendimtarin që vulosi kualifikimin e Romës në gjysmëfinale të Champions dhe kapitullimin e Barcelonës, Manolas tha pas ndeshjes se mundën më të fortët në botë.
Një grek që hyn në historinë e Romës…
Nuk më intereson fare kjo tani, vetëm që kemi kaluar skuadrën më të mirë në botë. Kemi besuar, pavarësisht penalizimit nga rezultati i ndeshjes së parë. Jemi të fortë dhe merituam më të mirën.
Ke një dedikim?
Vinim në këtë ndeshje pas 3 rezultateve negative, sot kemi besuar të gjithë së bashku. Me tifozët tanë në krah, askush nuk na mund.
Kjo është Roma e vërtetë?
Nëse do të jetë gjithmonë ky publik, do ta shihni që do të fitojmë gjithmonë
Top Channel