Ndoshta as në ëndërr nuk i kishte dalë edhe tifozëve më të zjarrtë, ajo që ka bërë Roma në “Olimpico” ndaj Barcelonës.

Katalanasit tashmë janë jashtë Champions League, pasi janë mposhtur 3-0 nga kryeqytetasit italian në ndeshjen e kthimit, ku edhe pse kishin fituar 4-1 në ndeshjen parë tashmë janë të eliminuar.

Boshnjaku Dzeko shënoi që në minutën e 6 të pjesës së parë, ndërsa me avantazhin e këtij goli u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte një Romë e “çmendur” që krijoi raste pa fund dhe u shpërblye me dy gola, nga De Rossi dhe Manolas.

Një kualifikim më se i merituar për Romën, ndërsa Barcelona tashmë është duke vuajtur atë që i shkaktoi PSG një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA