Eksperienca e ish-trajnerit kuqezi Gianni De Biasi në Spanjë me Alaves nuk ishte ajo që tekniku shqiptar kishte menduar para se të hidhte firmën.

“Pres të më vijë një tjetër mundësi. Jam shumë i hapur ndaj çdo oferte. Gabova që shkova në Spanjë te Alaves. Ishte një zgjedhje emocionale. Duke parë karrierën time, duhet të kisha vepruar me racionalitet”, është shprehur De Biasi në lidhje me të ardhmen e tij.

E teksa ka folur për diferencat e mëdha mes futbollit italian dhe atij spanjoll, De Biasi ka theksuar se as Roma dhe as Juventusi nuk mund të shkojnë më tej në Champions. “As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen. Ekziston një diferencë e madhe teknike kundrejt Barcelonës dhe Realit të Madridit.”

Më tej ai shpjegon se hendeku mes futbollit italian dhe kampionateve më të forta në Europë është bërë edhe më i madh.

“Të tjerët janë rritur. Kampionët nuk preferojnë më skuadrat italiane. Dikur ia lejonim vetes të bënim investime të mëdha, ndoshta pa i menduar mirë, me rrezikun e asaj që bëri Parma. Jashtë Italisë vetëm Juventusi ia ka dalë të shkojë deri në fund. Të përballesh me një realitet tjetër, më superior, bëhet shumë më e vështirë. Tek Juventusi janë treguar të zotë në investime dhe në shitjen e futbollistëve në momentin e duhur. Kompeticionet ndërkombëtare janë bërë shumë të vështira. Në fund të fundit, vjen një tjetër arab dhe merr skuadrën që do.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA