Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve të Champions League, ku Roma dhe Manchester City kanë shënuar nga një gol.

Gabriel Jesus ngriti peshë të pranishmit në “Etihad Stadium” që në minutën e dytë, duke gjetur golin e parë për Manchester City-n, i cili është mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë.

Po ashtu, edhe Roma është duke udhëhequr me rezultatin minimal 1-0, me golin e realizuar nga boshnjaku Dzeko në minutën e gjashtë.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Romës është mbyllur me fitoren e thellë 4-1 të katalanasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA