Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një automjet brenda në oborrin e një banese në lagjen “1 Maji”, në Vlorë.

Automjetit tip Audi Q7 i është vendosur lëndë eksplozive. Shpërthimi dëmtoi këtë mjet dhe dy të tjera që ishin parkuar pranë tij. Pronari i Audit është Izmir Shehu, 38 vjeç, biznesmen ndërtimi.

Gjithashtu, po gjatë natës, në fshatin Bishan të Novoselës një tjetër automjet është djegur plotësisht. Makina Audi A7 në pronësi të Admir Malajt është shkrumbuar pasi i është vënë flaka. Pronari sapo është kthyer nga Italia, ku, sipas burimeve policore, dyshohet të jetë marrë me trafik lëndësh narkotike.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel