Qindra punonjës të Google kanë firmosur një letër të hapur, ku kërkojnë nga eprorët e tyre që të ndalojnë punën e përbashkët me Pentagonin për një projekt ushtarak.

Bëhet fjalë për projektin e koduar “Maven”, ku Pentagoni ka kërkuar ndihmën dhe përvojën e gjigantit të teknologjisë në fushën e inteligjencës artificiale për të përmirësuar avionët bombardues pa pilotë.

Punonjësit që kanë dalë kundër besojnë se ky vendim i Google mund t’i shkaktojë kompanisë një dëm të pariparueshëm të imazhit.

“Besojmë se Google nuk duhet të përfshihet në fushën ushtarake dhe produktet e saj nuk duhet të ndihmojnë në luftë. Ndaj, kërkojmë që projekti Maven të anulohet dhe Google të hartojë një rregullore të qartë, ku të bëjë të qartë se as Google dhe as kkontraktorët e saj nuk do të përfshihen në ndërtimin e makinerive ushtarake hi-tech”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e hapur është nënshkruar nga mbi 3100 punonjës të Google dhe sipas “Neë York Times” është firmosur edhe nga një grup kryeinxhinierësh të njohur të kompanisë. Peticioni, së bashku me nënshkrimet e grumbulluara i është dorëzuar shefit ekzekutiv të kompanisë, Sundar Pichai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA