Portieri shënon nga 60 metra… në kohën shtesë (Video)

09/04/2018 10:30

Një portier ka shënuar golin më të bukur të javës në kampionatet europiane të futbollit.

Bëhet fjalë për gardianin e portës së Zeljenicarit, ekip në Bosnje-Hercegovinë.

Në sekondat e fundit të takimit, portieri kishte avancuar për të hedhur një top të gjatë në zonën kundërshtare, por pasimi i tij nga 60 metra përfundoi në rrjetë, pasi topi u përplas çuditshëm në tokë.

Top Channel