Mali i Zi zhvillon zgjedhjet presidenciale më 15 prill, e sondazhet e deritanishme nxjerrin fitues që në raundin e parë ish-kryeministrin Milo Gjukanoviç.

Edhe pse në garë marrin pjesë 7 kandidatë, beteja e vërtetë – siç thotë “Zëri i Amerikës”, – është ajo mes Gjukanoviçit dhe kandidatit të opozitës, Mladen Bojaniç.

Bojaniç gëzon mbështetjen e partive më të mëdha opozitare, ndërsa ish-kreu i ekzekutivit ka përkrahjen e koalicionit qeverisës, përfshirë partitë shqiptare e boshnjake.

Qëndrimet e tyre, rreth atyre që “VOA” i cilëson si çështje të një rëndësie jetike për vendin, janë diametralisht të kundërta.

Kandidati i opozitës është shprehur kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe nuk e pranon njohjen e Kosovës nga ana e Podgoricës. Ai pretendon se politika e Gjukanoviçit e ka shkatërruar vendin dhe se veprimet e tij shkaktojnë kaos e mosmarrëveshje në vend.

Ndërsa për udhëheqësin veteran, Mali i Zi është pozicionuar tashmë pro Perëndimit dhe këtë linjë ka për të vazhduar edhe në të ardhmen me politikat e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe thellimin e proceseve integruese.

Votat e komunitetit pakicë, edhe këtë herë pritet të jenë vendimtare në zgjedhje. Gjukanoviç njihet për krijimin e marrëdhënieve harmonike me të gjithë komunitetet etnike në vend, e nga kjo ka përfituar mbështetje të gjerë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA