“Corriere della Sera” e quan vetëm Francesca dhe nuk e jep emrin e saj të vërtetë, ndonëse e thekson me forcë se historia nuk është e trilluar dhe se shërben për të ilustruar pretendimin, që mjaft ekspertë e kanë ngritur me kohë: dietat shëndoshin.

Për Francescën, gjithçka nisi me një dietë të thjeshtë, thuajse banale. Pas lindjes së fëmijës së parë në moshën 32-vjeçare, nga 55 kilogramë për trupin e saj me një gjatësi 165 cm, kishte mbërritur në 72 kg.

Sigurisht, dëshironte një rënie të shpejtë në peshë, ndaj mendoi se një regjim i rreptë si ai i “divave” të “Hollywood”-it do të ishte i përshtatshëm.

Kështu, mëngjesin e ktheu vetëm në një kafe të zezë pa sheqer; dreka ishte e pasur me proteina shtazore e ndonjë sallatë të lehtë, shoqëruar këto me ujë me limon. Në fillim, rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Pas vetëm një muaji humbi 12 kilogramë.

Por, gëzimi nuk zgjati shumë. Peshën rinisi ta marrë në vazhdën e 3 muajve. Francesca fajësoi nepsin për ulje-ngritjet, të cilat do të vazhdonin për vite të tëra, duke bërë që pas një dekade ajo të kishte shtuar 30 kilogramë.

Gjithmonë e më shumë studime po tregojnë se, pjesa dërrmuese e personave i rifitojnë kilet e tepërta. Ekspertët e lidhin këtë fenomen me atë që e përshkruajnë si “ndikim të dietës kronike” mbi psikologjinë, duke tjetërsuar përgjithmonë raportin me ushqimin.

Faktori tjetër kyç është ngadalësimi i metabolizmit. “Diçka nuk shkon me këto programe të dobësimit”, thonë specialistët. E ajo që nuk shkon është praktikisht dieta vet.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel