Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi konfirmoi Moggin si këshilltar të tij për ‘Zona Gol’ në Supersport, ndërsa tregoi edhe prapaskenat e emërimit të Dalipit si trajner i parë i skuadrës.

“Unë kam bërë një zgjedhje italiane, që quhej Luciano Moggi, pasi më pas ishte ai që bëri zgjedhjet e tjera. Moggi më vonë e pranoi se gaboi, pasi nuk e njihte kampionatin, ndërsa më pas është vënë në shërbim të skuadrës për ta ndihmuar. Moggi ka qenë dhe është një këshilltar i imi, por nuk ka qenë asnjëherë drejtor i Partizanit”, u shpreh Gazmend Demi, duke sqaruar edhe një herë rolin e italianit tek “Demat e Kuq”.

Më tej Presidenti i Partizanit mohoi zërat për ardhjen e një trajneri të huaj në drejtimin e të kuqve, duke rikonfirmuar besimin për Klevis Dalipin.

“Dalipi ka 5 vite që punon për Partizanin dhe për mua, ndaj ai e di situatën dhe është i qetë. Thashethemet për kontakte me trajner tjetër, janë barsaleta gazetash, sepse ne nuk kemi folur me asnjë tjetër, pasi i besojmë Dalipit, që punon me profesionalizëm dhe dashuri. Ai ka marrë skuadrën pa asnjë objektiv në Superiore, por vetëm një objektiv në fushën e lojës, që presidentit t’i pëlqejë loja”, u shpreh Gazmend Demi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA