Bëmë mama të të ngjaj (Foto)

09/04/2018 11:57

Catherine Zeta-Jones dhe vajza e saj 14-vjeçare, Carys Zeta Douglas, ishin të pranishme në pasarelën e Dolce & Gabbana në Nju Jork, ditën e dielë.

Aktorja e famshme 48-vjeçare dhe e bija ishin me të zeza dhe shkëlqyen “New York Metropolitan Opera House”.

Muajt e fundit, bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas u përfshi në skandalin seksual të Hollivudit. Ai u akuzua nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë në drejtim të tij është gënjeshtër.

Për këtë histori ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, e cila ka shprehur besimin ndaj Douglas dhe ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA