Klinika private e mjekut gjinekolog obstetër, Bejkush Shehu në Vlorë është tentuar të digjet nga një 27-vjeçar nga fshati Gjorm.

Ditën e djeshme, Musto Kapaj dyshohet se ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, benzinë, në shkallët e jashtme të klinikës së mjekut. Zjarri është shuar shumë shpejt dhe sipas rrëfimit të vetë mjekut, policia ka bërë ndalimin e 27-vjeçarit.

Mjeku i tha Top Channel se personi e kishte kërcënuar edhe herë të tjera, pasi një familjar i kishte humbur jetën për arsye shëndetësore, disa kohë më parë.

Top Channel