Joao Cancelo dhe Rafinha janë dy prej futbollistëve më në formë te Interi në javët e fundit, por ajo që i mundon më shumë zikaltrit, është nëse do të arrijë klubi të paguajë kartonin e tyre apo jo.

Marrëveshja me klubet e Valencias dhe Barcelonës është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje, të cilën Interi duhet ta ushtrojë deri në fund të Majit, por duke parë vështirësitë ekonomike dhe Fair Play Financiar, nuk dihet nëse zikaltrit do t’ia dalin të paguajnë për kartonin e tyre,

Gjithsesi duket se ka qenë njeriu i merkatos te Interi, Piero Ausilio që ka qetësuar disi tifozërinë e Interit, duke thënë se te Rafinha dhe Joao Cancelo do të hidhen bazat e Interit të ardhshëm.

“Kemi një pakt që deri më 20 Maj nuk do të flasim për merkato, por ajo që mund t’ju konfirmoj është se pikërisht te Cancelo dhe Rafinha duam të hedhim bazat e ndërtimit të Interit të të ardhmes. Gjithsesi deri në fund të muajit maj do të bëjmë të gjitha vlerësimet e nevojshme”, tha Ausilio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA