Protesta pa lejë e opozitës, procedohen disa shtetas në rrethin e Kurbinit

08/04/2018 10:46

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Milot-Mamurras, gjatë protestës së opozitës të enjten, e cila u shtyri në disa qytete dhe akse kombëtare rrugore.

Kështu janë proceduar penalisht nga policia e Kurbinit, 23 shtetas të akuzuar për organizatorë dhe pjesëmarrës në tubime të jashtëligjshme.

Ata akuzohen gjithashtu edhe për bllokim të rrugës dhe prishje të qetësisë publike. Policia e Kurbinit procedoi edhe 3 shtetas të tjerë, të cilët dogjën goma në këtë aks rrugor, ditën e protestës.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se nuk kishte lejë për organizimin e asaj proteste dhe bëri thirrje për distancim, pasi cilësohej e paligjshme.

Top Channel