Pas një jave hidhërimi për mundimet e Krishtit dhe kryqëzimin e tij, miliona grekë të krishterë ortodoksë kanë festuar ringjalljen e birit te Perëndisë dhe Pashkën e Shenjte , festën më të rëndësishme fetare të vitit.

“Krishti u ngjall” është dëgjuar në të gjitha sheshet para kishave ku ata janë mbledhur në mesnatën e së shtunës për të marrë më pas edhe flakën e shenjtë, proces që është shoqëruar me shpërthimin e mijërave fishekzjarrëve.

Siç e kërkon edhe rituali i përvitshëm, flaka e shenjtë ka mbërritur pasditen e së shtunës me avionin presidencial nga Jeruzalemi dhe është pritur me nderet e një udhëheqësi shtetëror. Më pas, është shpërndarë me fluturime speciale në çdo skaj të vendit, për t’ju shpërndarë, më pas besimtarëve.

Mes një krize që i ka gjunjëzuar për më shumë se tetë vjet, grekët shpresojnë që sivjet Ringjallja e Krishtit t’i japë fund problemeve të shumta ekonomike.

Ndërsa udhëheqja politike në deklaratat e saj për paqe, dashuri dhe rimëkëmbje, ka çuar përsëri mesazhe drejt Ankarasë për lirimin e dy ushtarakëve grekë të arrestuar gjashtë javë më parë në kufirin midis dy vendeve si dhe për një marrëdhënie të sinqertë mes fqinjëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA