Barcelonës i ka mjaftuar Messi për të kaluar pengesën Leganes dhe për të afruar gjithnjë edhe më shumë titullin kampion në Spanjë.

3 gola nga argjentinasi ishin si një ushtrim i thjeshtë për skuadrën e drejtuar nga Valverde, që kishte komoditetin për të bërë shumë ndryshime në formacion. Rezistenca e miqve zgjati 27 minuta, kur Messi me një penelatë të bukur nga një goditje dënimi e dërgoi topin e në fundin e rrjetës. 5 minuta më vonë një kombinacion fantastik me brazilianin Coutinho bëri shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë Leganes zgjoi ndërgjegjen e katalanasve, kur pas një aksioni të shejtë El Zhar ngushtoi diferencën ë golave. Trajneri Valverde hodhi në fushë Iniestën, që i dha sërish fantazi lojës së Barcelonës dhe në një kombinacion së bashku edhe me Dembele, Messi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të tretin personal, duke e çuar në 29 numrin e golave në kampionat.

Barcelona e ka çuar në 12 diferencën me Atletico Madrid, kur kanë mbetur ende edhe 7 javë për t’u luajtur në Primera Division.

Top Channel