I kontestuar, por ende në qendër të Milanit; Furlani kërkon D’Amico si Drejtor sportiv dhe ne të mund të vijë dhe Italiano 09/05 12:31
Zlatan Ibrahimoviç duket se po e shijon në maksimum aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u transferua para pak javësh për të vijuar karrierën me Los Angeles Galaxy.
Gjiganti suedez e nisi eksperiencën në MLS me një dopietë spektakolarë, që i dha 3 pikët skuadrës së tij, ndërsa dje ka menduar të argëtohet.
Ibra ka shkuar në pallatin e sportit për të ndjekur ndeshjen e NBA, mes Los Angeles Lakers dhe Minnesota Timberëolves, teksa para ndeshjes ka takuar disa prej yjeve të basketbollt amerikan.
Ajo që bie në sy është se ndryshe nga futbolli, ku Ibra i shikonte të gjithë kolegët e tij nga lart, këtë herë i duhet të ngrejë shumë kokën, për t’i parë në sy shtatlartët e basketbollit.
Top Channel