Milan kishte shansin të merrte 3 pikë përballë një rivali të kalueshëm, por barazoi 1-1 ndaj Sasuolos.
Miqtë morën epërsinë me një goditje të bukur të Politanos që meritoi ovacionet e të gjithë stadiumit San Siro, por kuqezinjtë barazuan me Kaliniç, gol që shpëtoi nderin e Milanit 4 minuta nga fundi.
Minutat e mbetura pavarësisht këmbënguljes së kuqezinjve nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat. Vlen për t’u shënuar goditja e Bonaventurës në të 96-tën, por portieri i Sassuolos ishte tepër vigjilent dhe devijoi topin që po shkonte drejt rrjetës.
E ndërsa kanë mbetur edhe 7 javë për t’u luajtur Milani e sheh veten shumë larg zonës Champions me 8 pikë larg Lazios dhe Romës. Por rreziku për një vend në Europë vjen edhe pas shpine me Fiorentinën, Sampdorian dhe Atalantën që synojnë një vend në Europa League.
Top Channel