Vdekje misterioze, shuhet në moshën 18-vjeçare mbrojtësi i ekipit francez

07/04/2018 13:43

Mbrojtësi i ekipit të kategorisë së dytë në Francë, Le Havre, Samba Diop ka ndërruar jetën në moshën 18-vjeçare.

Klubi francez i divizionit inferior njoftoi me pikëllim të thellë lajmin gjatë kësaj të shtune, por pa përmendur shkakun e vdekjes së Diopit.

Ndeshja e tyre në “Ligue 2” ndaj Reimsit, që ishte parashikuar të luhej më vonë gjatë kësaj të shtune, është shtyrë në një afat të pacaktuar.

Liga franceze e futbollit ka kërkuar që të gjitha klubet në dy kategoritë kryesore të kampionatit vendas të mbajnë nga një minutë heshtjeje përpara ndeshjeve të kësaj fundjave.

“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre.

Diop kishte luajtur 21 ndeshje për ekipin e dytë të Le Havre gjatë këtij sezoni, klub që militon në kategorinë e katërt franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA