“Unë e doja shumë Shkëlqimin, por gjërat u thyen”, biseda telefonike me Ornelën zbardh ngjarjen

07/04/2018 22:30

Nga biseda telefonike që u zhvillua midis Ornelës dhe Arbana Osmanit në programin “Dua të të bëj të lumtur” u kuptua që Ornela nuk dëshironte të bënte një zgjedhje midis nënës së saj dhe Shkëlqimit. Dëshira e saj ishte që Shkëlqimi dhe zonja Kajsie të përmirësonin marrëdhënien midis tyre.

Ornela pohoi që mamaja e saj nuk e kishte pëlqyer që në fillim Shkëlqimin dhe se i kishte kërkuar që të ndahej nga ai. Ajo nuk e mohoi faktin që kishte pasur një konfortim me Shkëlqimin.

“Unë e doja shumë Shkëlqimin, besova shumë tek ai por konfliktet midis nesh i thyen disa gjëra. Ai duhet të ndryshojë dhe duhet të rikthejë besimin. Duhet të ndryshojë, të bëhet një njeri familjar, për veten në rradhë të parë dhe më pas për të tjerët”.

Gjatë bisedës telefonike Ornela tha që nëse Shkëlqimi nuk do të ndryshonte, ajo do të kujdesej e vetme për fëmijën që do të sjellë në jetë. Gjithashtu Ornela tha që respekti është reciprok dhe se Shkëlqimi e kishte tejkaluar më gjërat që kishte bërë dhe gënjeshtrat që kishte thënë. Pavarësisht çdo gjëje ajo dëshironte shumë që kur të lindte fëmija të kishte si mamanë e saj dhe Shkëlqimin pranë.

Debati midis zonjës Kajsie dhe Shkëlqimit vazhdoi edhe pasi mbaroi biseda telefonike. Zonja Kajsie nuk dëshironte që ta falte Shkëlqimin dhe i kërkoi që t’i kthente unazën.

Por Shkëlqimi iu përgjigj duke i thënë: “Këtë unazë nuk ma heq dot as ti, as Zoti lart që më ka krijuar, vetëm kur të vdes do të hiqet”.Ai vazhdonte të këmbëngulte që shkaktare e këtyre konflikteve ishte vetë zonja Kajsie.

Në fund zonja Kajsie nuk pranoi që ta falte Shkëlqimin pasi sipas saj ai kishte vepruar në të njëjtën mënyrë shumë herë dhe se kjo nuk do të ishte hera e fundit.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA