Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë humbur jetën kur një kamion dhe një autobus, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit u përplasën mbrëmjen e të premtes.
Humboldt Broncos po udhëtonte në autostradën 35 në veri të Tisdale, në provincën Saskatchevan. Policia kanadeze tha se 28 persona ndodheshin në autobuz, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin. 14 personat e tjerë në bord janë dërguar në spital. Tre janë në gjendje kritike.
Në një postim në Twitter, kryeministri kanadez shprehu keqardhjen për çfarë ka ndodhur dhe ngushëlloi familjet. The Humboldt Broncos, që luajnë në ligën e të rinjve, po udhëtonin për një ndeshje play-off kundër Nipawin Hawks. Pjesëtarët e saj janë të gjithë të moshës mes 16 dhe 21 vjeç.
Top Channel