24/05 15:52
Tirana i afrohet gjithnjë e më shumë Kategorisë Superiore. Skuadra bardheblu e drejtuar nga Ze Maria mposhti Bylisin në stadiumin Adush Muça, duke marrë suksesin e parë sezonal ndaj kësaj skuadre.
Heroi i ndeshjes për kryeqytetasit u bë Bedri Greca. Tirana e pa veten në avantazh që në minutën e 3-të, kur Greca shënoi për skuadrën e tij, ndërkohë që më parë Karabeci kishte humbur edhe një 11-metërsh, kur pa që portieri kundërshtar t’i priste gjuajtjen e tij.
Në minutën e 28-të Greca gjeti edhe golin e dytë duke e çuar rezultatin në 2-0 për Tiranën, rezultat ky që mbeti në fuqi deri në fund të 90 minutëshit, duke bërë që bardheblutë të marrin 3 pikët e tyre të radhës.
Top Channel