Superiorja, Kukësi shkon për fitore në Kamëz. Laçi pret Partizanin

07/04/2018 15:21

Të dielën, Kukësi do të luajë një ndeshje të vështirë në transfertën e Kamzës, ku vendasit janë nën presionin e skuadrave që e ndjekin për “zonën e ftohtë”, si Vllaznia, apo edhe Teuta.

Gjithsesi, edhe pse është mundur në ndeshjen e shkuar nga Kamza, Pacult shprehet optimist për këtë takim, duke theksuar se ekipi i tij shkon në çdo fushë për 3 pikët.

“Që pas largimit të Bakajt mbetëm vetëm me Gurin në repartin e sulmit. E dinim që do të ishte e vështirë, apo se do të vinte një moment kur edhe ai do të dëmtohej apo për shkak kartonash nuk do të luante, siç edhe ndodhi. Nuk e kam vendosur ende me kë do ta zëvendësoj, por e sigurtë është që ne do të shkojmë në Kamëz për 3 pikët, edhe pse e vlerësojmë kundërshtarin shumë, pasi është një skuadër që mbrohet mirë dhe del në kundërsulm shpejt me Plakun”, tha Peter Pacult, trajneri austriak i Kukësit.

Ndeshja tjetër e së dielës në Superiore është ajo mes Laçit dhe Partizanit, një tjetër përballje e fortë kjo për zonën e Europës. Të dyja këto skuadra janë me pikë të barabarta, në vendin e tretë, që është edhe vendi i fundit për zonën e Europës.

Top Channel