Premiera e “A Quiet Place”. Filmi thrillerr-horror “gozhdon” në kinema publikun

07/04/2018 15:35

Një familje jeton e izoluar në një pyll, duke iu bindur urdhrit të vetëm, të vlefshëm për të gjithë anëtarët e saj: qetësi absolute. Në të kundërt, jeta e secilit anëtar të saj rrezikohet nga qenie të verbra, të çuditshme, që ndjekin tingullin.

“A Quiet Place” është filmi që ka nisur të shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.

Emily Blunt dhe John Krasinski vijnë në thrillerin-horror që momentalisht po mban frymën e mbarë audiencës botërore të apasionuar pas ekranit të madh. Bashkëshortë në jetë, por edhe në film, Emily dhe John sjellin thrillerin e mprehtë, gjatë të cilit gjithçka duhet të shpjegohet me lëvizje, pasi çdo tingull i lëshuar përbën rrezik për jetën.

“A Quiet Place” ka marrë vëmendjen e kritikës së specializuar, që e ka vlerësuar këtë film thjesht me epitetin “brilant”.

Top Channel