Në pranga shpërndarësi i kokainës, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

07/04/2018 13:05

Policia e Tiranës ka sekuestruar 70 doza kokaine në zonën e Freskut, duke vënë në pranga dhe poseduesin e tyre.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë Emra Dashi, 25 vjeç, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas policisë Dashi shiste kokainë në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA