Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlera këtë të shtunë, në atë që shënoi edhe nisjen e fazës së fundit të Kategorisë Superiore (java e 28), teksa mposhti 4-0 Lushnjen e vendit të fundit.
“Kuqeblutë” e Shkodrës i janë falur “xhevahirit” të tyre Sukaj, i cili shënoi dy herë në portën e “lagunarëve” gjatë pjesës së parë, ndërsa Ribaj dhe talenti Pusi kompletuan “pokerin”, me nga një gol në secilën pjesë.
Për djemtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, ky është një tripikësh që u jep disi qetësi në këto javë të fundit të kampionatit, ku lufta për mbijetesë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Shkodranët përfitojnë në këtë mënyrë edhe nga frenimi që i bëri Luftëtari, brenda në Gjirokastër, durrsakëve të Teutës, ndeshje e cila përfundoi me rrjeta të paprekura, duke lënë “djemtë e detit” në zonën e ftohtë, ndërsa gjirokastritët shpërdorojnë një rast të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë, që të kualifikon në kupat e Europës vitin e ardhshëm.
Top Channel